Haris Dilaver largohet nga Vllaznia, klubi shkodran nuk i ofron rinovimin sulmuesit por e falenderon…

Ka shenuar 15 gola gjate sezonit te kaluar (11 ne kampionat dhe 4 ne kupe), por ato nuk i kane mjaftuar Haris Dilaver per te bindur drejtuesit e Vllaznise per te rinovuar kontraten.

Keta te fundit duket edhe nga presioni i tifozeve qe ishin te pakenaqur me sulmuesin boshnjak, nuk i kane kerkuar te qendroje edhe per sezonin e ardhshem.


Dilaver kishte kontrate me kuqeblute deri ne fund te ndeshjeve te Kupave te Europes dhe menjehere pas perfundimit te tyre, palet kane shtrenguar duart duke i uruar suksese njeri- tjetrit.

Njoftimi per mbylljen e bashkepunimit e ka dhene vete klubi shkodran permes faqes zyrtare ku shkruan:

“KF Vllaznia njofton opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Haris Dilaver. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Faleminderit Haris Dilaver!

Thank you Haris Dilaver!”