I pari në baterinë e tij por nuk ia del për medalje, Erkand Qerimaj i 9- ti në botë në peshëngritje…

Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e 9 në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe ngriti 181 kilogramë dhe në total prej 338 kilogramë shtanga.


Ai u rendit i pari në baterinë B, por në përfundim të baterisë A, Qerimaj u klasifikua si i 9-ti në dygarësh në tabelën e përgjithshme.

Ai gjithashtu provoi të ngrinte pesha si 185, 187 kilogramë, por pa mundur dot t’ia dilte me sukses.