NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Halla e tij rezultoi pozitive, futbollisti i Vllaznisë bën urgjent testin për virusin dhe flet për mediat…

Rezultati pozitiv në testin për CO VID-19 i një prej të afërmëve të futbollistit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, ka alarmuar këtë të fundit dhe gjithë ambjentin sportiv të klubit shkodran. Në këto kushte, menjëherë Shtubina ka kryer ditën e sotme testin për tu siguruar, ndërsa është në pritje të një përgjigjeje nga mjekët.

Lajmin e konfirmoi vetë pjestari i stafit mjekësor të Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, gazetari Admir Uruçi kontaktoi direkt me lojtarin për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.


“Në këtë moment që po flasim ndihem shumë mirë, si unë dhe familja ime. E vërteta është se sot halla ime ka dalë pozitiv me testin e korona virusit. Në fakt, unë kam pas kontakte me të gjatë kësaj periudhe. Sot kam bërë edhe unë testin për siguri. Deri më tani s’kam asnjë gjë, jam shumë i qetë. Të presim si do të dalin analizat”, ka sqaruar mesfushori i Vllaznisë për gazetarin Uruçi.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media