Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, Greta Koçi, sepse feston ditëlindjen. Ka qenë ajo vetë që ka njoftuar e para ndjekësit nëpërmjet një postimi në Instastory. Nuk ka vonuar edhe urimi i motrës së saj, Eni Koçit.
“S’ka rëndësi sa rritemi në moshë motër, gjithmonë do të jem aty për të të përqafuar. Shpresoj që ky vit të sjellë lumturi dhe sukses në rrugën tënde.”- shkruan Eni për Gretën.
Këngëtarja e ka nisur karrierën që e vogël dhe të gjithë e njohin batutën “Greta Koçi ka 16 vjet që thotë jam 16 vjeç”. Por, në të vërtetë, këngëtarja mbush 29 vjeç, pasi ka lindur më 26 shtator 1991. Edhe 100 Greta!