Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Këto javë të fushatës elektorale, janë gratë dhe vajzat ato që po i prijnë Ndryshimit.
Gratë dhe vajzat e Shkodrës, e kanë kuptuar se këto ditë që kanë mbetur para 25 Prill, janë vendimtare për të siguruar Fitoren e madhe që e presim të gjithë.
Këto zonja janë frymëzim, janë forcë dhe shpresë për të hequr qafe keq qeverisjen 8 vjeçare, për të rikthyer normalitetin në jetën e shkodranëve e shqiptarëve.
Në një shtet ku është rikthyer sistemi i “fuksave” të diktaturës komuniste, ku “patronazhistët” jo vetëm përgjojnë jetët tona por edhe shantazhojnë biznese e qytetarë, është Emergjencë Kombëtare largimi i kësaj qeverie që e stimulon dhe e mbështet këtë sistem. Liria dhe Demokracia janë të shenjta, të panegociueshme dhe të patjetërsueshme.