Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

Goditi me taka Herald Markun e Vllaznisë në fund të ndeshjes së Kupës, “Disiplina” e FSHF- së dënon Obanor

ShkodraWeb 2 years ago

Komisioni i Disiplinës, ka bërë publike së fundmi të gjitha vendimet, teksa bie në sy pezullimi me 5 ndeshje i mbrojtësit të Laçit, Obanor, për goditje me shkelm ndaj mesfushorit të Vllaznisë, Herald Marku, në sfidën e Kupës, Vllaznia-Laçi.

Gjithashtu është dënuar me 3 ndeshje pezullim edhe zyrtari i Korabit, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve.

VENDIMET E DISIPLINËS:

Lojtari i KF Laçi, Erhun Obanor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KS Korabi, Fehmi Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Valbona, Mustaf Hysenaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008, Xhuljan Turhani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Sebastjan Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Andrea Prifti, për pështymjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc U-19, Dionis Xhafaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Elbasani U-19, Arjan Kila, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Luzi 2008 U-19, Deliado Kushta, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana, Drini Dushkaj, për sjellje josportive ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KS Korabi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Sopoti, për mosparaqitje më shumë se një herë në ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër Football Republic U-19 B, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të

Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur 6 pikë në sezonin pasardhës.

Skënderbeu Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Bylis, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15 – Grupi B, kundër Sh.F.Pepa, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Ak.Shqiponjat 2017, për aktvizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13 – Grupi A, kundër KF Shkodra, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Mospranimin e kërkesës së Football Republic U-19, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Mospranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-19, Frenki Shahaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Studenti U-15, Joel Gjana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Continue Reading

LAJM PARA: “Po shkëlqejnë në Shkodër”, Helidon Bushati: Të rinj dhe të reja që bashkë kanë ndërtuar një sukses…
LAJM PAS: VIDEO – “Erdhi për të larë duart e për të fyer qytetin tonë”, PD Shkodër reagon pas mitingut të Ramës…

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

12 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

12 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

16 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.