
Gledis Nano firmos largimin nga detyra të kreut të policisë kufitare Eduart Merkaj. Mësohet se drejtuesi i ri i policisë kufitare prezantohet pasditen e sotme nga Nano.
Riorganizimi për të intensifikuar luftën në parandalim e narkotikëve, trafikimit të sendeve të paligjshme dhe emigracionit ilegal. Largimi i Merkaj është firmosur nga Nano ndërsa pritet që rokadë të ketë në disa drejtori qarqesh përfshirë edhe Tiranën dhe disa komisariate.
Emri i ri i përzgjedhur nga Nano është efektiv policie nga radhët e policisë kufitare që do të drejtojë policinë kufitare.
Ndërsa, ndër detyrat e para që Nano ka kërkuar ka qenë edhe menaxhimi i mjeteve lundruese në vendet e përcaktuara me ligj për mos cenuar jetën dhe sigurinë e pushuesve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!