Gjykata Kushtetuese vendos për “fatin” e tij si president, ja si e nis ditën sot Ilir Meta…

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto në rrjetet sociale, duke uruar një javë të mbarë për qytetarët dhe ndjekësit e tij, ndërkohë që këtë të hënë është parashikuar seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese, ku pritet vendimi për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta.


Kreu i shtetit duket se e ka nisur me energji ditën, i veshur sportiv dhe për xhiro tek Liqeni i Tiranës.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit ligjor të Presidentit u mbrojtën duke kundërshtuar të gjithë procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti në legjislaturën IX për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.