Gjykata e Shkodrës jep vendimin, dy punonjësit e burgut të Reçit në M.Madhe do të qendrojnë pas hekurava

“Arrest shtëpie me mbikqyrje” për dy punonjësit e burgut të Reçit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi. Masa e sigurisë u dha nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër. Gjyqtari e ka konsideruar të paligjshëm arrestimin në flagrancë duke dhënë një masë më të butë.

Dy punonjësit, me detyrë specialistë psikologë dyshohen për korrupsion pasi u shfaqën në një video në emisionin investigativ “Stop” duke marrë ryshfet për një të burgosur për t’i zëvendësuar kohën e mbetur të dënimit me arrest shtëpie ose shërbim prove.

Avokati mbrojtës kërkoi detyrim paraqitje për këta shtetas, por gjykata vendosi arrest shtëpie. Fillimisht ministri i drejtësisë pas videos se shfaqur urdhëroi shkarkimin e dy punonjësve nga detyra ndërsa me pas Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve bëri arrestimin e tyre.

Sot dy të arrestuarit të dyshuar për korrupsion dolën para Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër e cila i la me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Open

Close