Gjykata e Posaçme lë pas hekurave ish- kryebashkiakun socialist dhe 9 të arrestuarit e tjerë…

GJKKO la në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, ndërsa ka konfirmuar të njëjtat masa edhe për 9 të arrestuarit të tjerë. Seanca nisi në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa Gjykata është tërhequr për vendim. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar lënien në fuqi të masave të dhëna në mungesë, ku 7 prej të arrestuarve janë lënë në burg, përfshirë edhe ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe dhe 4 në arrest shtëpie.

Fatos Tushe u arrestua dy ditë më parë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Kryebashkiakut Tushe iu vunë pranga në zyrën e tij, ndërsa bashkë më të u arrestuan edhe 8 zyrtarë të bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë. Ndërkohë ditën e sotme, “Report Tv” siguroi sot edhe dosjen e hetimeve, ku faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj.

Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati.

ShkodraWeb Channel


Katër të tjerë janë lënë në ‘Arrest në shtëpi’, Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.