Gjykata e Posaçme GJKKO rrëzon kerkesën për pezullim të denimit, ish- kryeprokurori Llalla në kerkim ndërkombëtar…

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën për pezullimin dhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla me dy vite burg.

Lajmi bëhet i ditur nga “BalkanWeb” i cili thekson se kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit ishte bërë nga avokati i ish-kryeprokurorit, për shkak të gjendjes shëndetësore të këtij të fundit.


Kujtojmë se Adriatik Llalla u dënua me dy vite burg, por nuk është gjetur ende. Pas disa ditësh kërkime në Shqipëri, SPAK e shpalli Llallën në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit.