![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2020/09/latest-news-shwm.jpg?x28643)
Një person ende i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë, personi ishte në një objekt në Tiranë dhe nga informacionet e para nuk ka shenja dhune.
“Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar”, sqaron policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.