Gjendet i pajetë në anë të një kanali në Postribë të Shkodrës 47 vjeçari, policia jep detajet e para…

Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.


Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues e mbështetës të ShkodraWeb Media! Reklamat që shfaqen në këtë faqe, janë e vetmja mënyrë për të garantuar jetëgjatësinë dhe lirinë tonë! Nëse i klikoni, jepni një kontribut që ne të vazhdojmë të jemi të lirë!

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel