Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gazetari i njohur, administratori me tha: Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!

ShkodraWeb 14 October, 2017
tedblushi840

Ted Blushi, gazetari i njohur dhe drejtues i portalit BalkanWeb.com ka shpjeguar sot situaten e pushimit te tij nga puna. Ne nje status ne profilin e tij ne Facebook, Blushi shkruan: “Nga sot “de facto” nuk jam më në drejtimin e portalit BalkanWeb.com. Me pak fjalë më kanë komunikuar se është vendosur të mos jem më kryeredaktor.

E vërteta është se për këtë largim (ende jo de jure) unë nuk kam asnjë komunikim zyrtar nga drejtuesit e medias ku punoj prej gati 11 vitesh, nga të cilat 6 vite me pronarin e ri. Kam pasur vetëm dy komunikime verbale me drejtorin e informacionit, administratorin dhe një takim informal me pronarin e kompanisë ku punoj, të cilët më kanë njoftuar se për arsye të njëanshme, pa më dhënë asnjë motivacion konkret, kanë vendosur pa dijeninë time, që unë të mos jem më në drejtimin e portalit.

Në respekt të Kodit të Punës dhe investimit tim prej më shumë se një dekade në këtë “grup mediatik” kam kërkuar në të gjitha këto takime informale e zyrtare, që të njihesha qoftë edhe verbalisht me motivacionin e shkarkimit nga detyra. Por në mënyrë të përsëritur më është refuzuar e drejta për t’u njohur me arsyet edhe pse qartësisht i kuptoja.

Kam kërkuar një motivacion zyrtar të vendimit për largimin nga puna sepse nuk gjeja asnjë arsye tek vetja për të ikur kokëulur nga një media ku kam investuar dhe jam rritur profesionalisht.

E vërteta është që unë gjithmonë kam refuzuar cënimin e produktit profesional. Edhe pse kam operuar në kushte tensioni dhe refuzim të hapur bashkëpunimi nga drejtori i ri i informacionit jam munduar gjithmonë që brenda etikës profesionale të refuzoj censurën dhe çdo lloj forme që tentonte të përziente parimet profesionale me axhendat personale financiare e politike.

E vërtetë është gjithashtu, që në median ku kam punuar edhe pse nuk ka një linjë editoriale “të komunikuar” unë kisha marrë vendimin të respektoja parimin e moscënimit të interesave të kompanisë ku punoj. Dhe jam i bindur qe kam bërë mire sepse ky është një parim që respektohet kudo.

Duke mos pranuar ta identifikoj veten me censurën dhe të mos i bindem verbërisht cënimit të produktit profesional aq më tepër dinjitetit profesional, kërkova pra, siç e kërkon ligji që akti i shkarkimit (pra i ndërprerjes së kontratës) të më jepet me shkrim.

Në komunikimin e fundit verbal dhe jo ligjor nga ana e administratorit të kompanisë, në prani të drejtorit te informacionit mora dje urdhërin e prerë: “Je i shkarkuar! Pikë! Ik tani urgjent ose do të nxjerr jashtë zyrës së kryeredaktorit me policë!!!!!”.

Pra u paralajmërova të tërhiqem zvarrë me policë sepse po kërkoja zbatimin e ligjit brenda një kompanie mediatike që kryefjalë ka patur denoncimin e shkelësve të ligjit!

E vërteta është që unë kam punuar me përkushtim, ndershmëri e dashuri në këtë media sepse e adhuroj këtë profesion dhe e çmoj së tepërmi fjalën e lirë. Siç besoj e ka çmuar e gjithë ajo armatë gazetarësh që në kushte presioni për të dhënë dorëheqje ose të gjendur përballë një vendimi për shkarkim faktik janë larguar (në heshtje ose jo) këtë vitin e fundit nga grupi mediatik.

Ndaj kur jam paralajmëruar se nëse hy në zyrë do tërhiqem zvarrë prej aty me policë, po pres të sqarohet ligjërisht pozicioni im në raport me kompaninë ku kam punuar prej 11 vitesh, për të mbajtur edhe unë qëndrimet e mia të mëtejshme.

Në fund, por jo për nga rëndësia, një falenderim i veçantë i shkon papërjashtim të gjithë gazetarëve të stafit të BalkanWeb, të gjithë kolegëve dhe miqve të “Gazeta Shqiptare” dhe “News 24” me të cilët kam bashkëpunuar ngushtësisht dhe kam ndarë ditët më të bukura në jetën profesionale.”. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: Rama presion edhe BE-se: Po na soset durimi, po na trajtoni ndryshe nga Serbia…
Next: REKORD/ Byreku me i madh ne bote peshon 650 kg, eshte pergatitur ne Bosnje- Hercegovine

TË FUNDIT

tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
prokuroria shkoder

Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas…

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.