VIDEO – Gazetari e analisti i njohur i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt, e ëma 90 vjeçare e pranishme në ngjarje

Vetëvritet gazetari Kastriot Myftaraj. Ngjarja e rende ka ndodhur kete te enjte ne kryeqytet dhe eshte konfirmuar nga policia. Blute e Tiranes ne njoftimin paraprak bejne me dije se gazetari dhe analisti është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte ne lagjen “Ali Demi”.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte. Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.


Mesohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.

Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari.

Së fundmi, shpjegojnë viktima ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe prej 3 javesh nuk dilte në media. Ai ishte i njohur për artikulimin e teorive të ndryshme konspirative, ndërsa si moderator u bë i njohur me emisionin e tij “Ju flet Moska”.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.