E hijshme dhe me linja përfekte, këngëtarja 43 vjeçare Ledina Çelo pozon me fustan nuserie me sharm dhe një stil të veçantë. E martuar dhe me 2 fëmijë, këngëtarja shqiptare që ndan jeten mes 3 shtetesh Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë, ka zgjedhur pikërisht të pozojë me vellon e bardhë duke na shuar kureshtjen se si duket Ledina si nuse tradicionale.
Me sloganin “Për të bukurën pa kohë”, fustanet “Tina Valerdi” në Tiranë, janë ndërthurur përsosmërisht me sharmin dhe klasin unik që Ledina Çelo përcjell, me një sfond të hotel Elysium në Dhërmi, një perlë në mrekullinë e detit shqiptar, nën kujdesin e duarartës Eva Dibra dhe mjeshtrin e fotografisë Geljant Kaleci.
Në këtë kohë të pandemisë për shkak të Covid, kur edhe dasmat janë të ndaluara, Ledina shfaqet këndshëm si nuse me hirin dhe linjat përfekte, në sfondin e kaltërsisë së Dhërmiut. /Nga Lindita KOKAJ/