
Detaje të reja janë zbuluar nga atentati që tronditi Tiranën këtë të shtunë, ku humbi jetën 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.
Mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonte 27-vjeçari nuk është në pronësi të tij por të një personi tjetër.
Nga të dhënat rezulton se pronari i mjetit me targa AB077PO është shtetasi Petrit Osmani.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pistat ku janë përqëndruar organet ligjzbatuese përfshijnë atë të prishjes së pazareve të drogës dhe konflikteve të 27-vjeçarit i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.
Aleksandër Sadikaj, i riu që mbeti viktimë e një atentati me tritol teksa ecte me makinë në zonën e Saukut, nuk është një emër i panjohur për policinë.
I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.
Më konkretisht ngjarja për të cilën Sadikaj është akuzuar ka ndodhur në Sarandë më 9 korrik 2019, kur ai në bashkëpunim me një person tjetër ka kryer një plagosje.
Plagosja ka ndodhur në një plazh ne zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, ku ai qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe gjoks një 40-vjecar nga Vlora.
Ky i fundit gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mish-Peshkut”.
Ditën e ngjarjes Aleksandër Skënderaj u shpall në kërkim nga policia, ndërsa më 30 korrik mori edhe masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg” nga Gjykata e Sarandës, por ende është e paqartë se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.