FOTOLAJM – Votoi për shkarkimin e Metës, zëdhënësi i Presidentit publikon foton e deputetit me 500- ëshe në ballë…

Këshilltari i Presidentit Tedi Blushi ka publikuar foton e një prej deputetëve të opozitës në Parlament, i cili mban në ballë 500 euro. Deputeti Besnik Troplini, foto e publikuar nga keshilltari i Presidentit

Bëhet fjalë për deputeti Besnik Troplini, i cili është një prej ligjvënësve që votuan pro shkarkimi të Presidentit Meta. Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Për këtë ka reaguar edhe Presidenca nëpërmjet këshilltarit Tedi Blushi, i cili në një postim në Facebook shkruan me ironi: “Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha”.

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, mazhoranca votoi shkarkimin e Ilir Metes nga funksioni i Presidentit të Republikës.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!

Reklamat që shfaqen në faqen tonë, ndihmojnë të mbijetojmë, të vazhdojmë të jemi të lirë e të pavarur. Nëse mendoni se e meritojmë, mund të kontribuoni për ShkodraWeb edhe duke klikuar KËTU! FALEMINDERIT!