Sëmundja e Luiz Ejllit nga vetë ai brenda reality show “Big Brother VIP”, vijon të jetë akoma temë e dikutimeve në rrjete sociale por edhe në ambjente të tjera.
Mbështetës të këngëtarit të njohur shkodran, janë të bindur se Luizi po shenjestrohet jo vetëm nga banorët e BBVip por edhe nga produksioni i këtij spektakli mjaft të ndjekur.
Ata kanë vendosur ta shprehin edhe publikisht indinjatën por edhe mbështetjen për të preferuarin e tyre. Në rrjete sociale po qarkullojnë foto dhe video që bëjnë thirrje për pjesë marrje në këtë protestë të pazakontë.
“Të shtunën në orën 13.00 do mblidhemi të gjithë tek Big Brother të bërtasim me sa fuqi kemi ‘Luiz ne jemi me ty'”, lexohet në një nga mesazhet që po qarkullojnë në rrjetet sociale.