Nuk dihet nëse ka qenë incident, apo tërësisht e qëllimshme, por flamuri shqiptar i vendosur krahas atyre të shteteve të tjera në Panairin e Frankfurtit, mbart një element shtesë mbi shqiponjë, atë të yllit komunist.
Një prej pjesmarrësve në këtë panair e ka denoncuar këtë gabim që është bërë, incident që krijon një imazh jo të mirë për vendin tonë. Është e çuditshme se si organizatorët shqiptarë nuk kanë mundur të vërejnë elementin shtesë që i jep një tjetër kuptim flamurit.