Situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës, ka evidentuar edhe kontributin e trupave të FA- së dhe FNSH- së. Për transportin e banorëve, të gjësë së gjallë kur ka nevojë por edhe shpërndarjen e koncentratit, roli i tyre është vertetë i vlerësueshem. Bashkë me strukturat e qeverisjes vendore, prej gati 4 javësh ata janë në krye të detyrës pa ndërprerje, pavarësisht kushteve të motit.
Me këtë ide, duket se është dakordësuar edhe prefektja e Qarkut Shkodër, Majlina Angoni, e cila ka publikuar një foto me drejtuesit më të lartë të FA- së dhe FNSH- së në Shkodër. Përveç fotos, Angoni ka publikuar edhe tektin si më poshtë:
“Respekt për punën e palodhur e të mundimshme të Komandantit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, z.Hamdi Shullani dhe Komandantit të Repartit Ushtarak 1010 Vau Dejës, z.Ali Mali, që prej javësh e javësh të tëra janë të angazhuar çdo ditë në mbështetje të komunitetit #QarkuShkoder për të lehtësuar transportin e banorëve dhe mundësuar furnizimin me bazë ushqimore për gjenë e gjallë, në zonat e përmbytura.
***aktualisht në #Obot nga Reparti Ushtarak Vau Dejës janë në gadishmëri 2 mjete ushtarake, 2 mjete lundruese me nga 10 forca, ndërsa në #Dajç, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë në gadishmëri 9 mjete lundruese, 6 mjete motorrike si dhe 1 mjet transporti ku momentalisht nuk kemi banorë dhe gjë të gjallë të evakuar.”.
Pavarësisht se Angoni ka folur me emra të përvetshëm, është e qartë se vlerësimi është për të gjithë efektivët, edhe pse përmenden vetëm dy drejtuesit Mali dhe Shullani.