
Duket se kanë nisur përgatitjet për ditën e nesërme, kur do të mbahet protesta e thirrur nga Rithemelimi i Berishës. Në foto duket se kanë nisur punimet për “fortifikimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.
Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit. Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.