
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë baba për herë të dytë, sërish me një djalë. E sot, Tahiri e ka prezantuar pjesëtarin më të ri të familjes që qëndron i shtrirë mbi gjoksin e të atit.
I veçantë është edhe emri që kanë zgjedhur për vogëlushin, që të kujton këngëtarin e polifonisë Golik Jaupin, me të cilin Tahiri ka postuar dhe një video kohë më parë kur ishte ministër.
“Im bir, Goliku ? #myson #newborn”, shkruan Tahiri teksa i prezanton botës, djalin e vogël.