Ndërmjetësoi për dërgimin e mamografisë lëvizëse në Vau Dejës dhe kjo bashki e shpall “Qytetar Nderi” Presidentin e Republikës Bajram Begaj. Ceremonia e dorëzimit të titullit është zhvilluar në Bashkinë Vau- Dejës, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Në ceremoninë e rastit kanë qenë të pranishëm prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni, deputeti i PS- së Frrok Gjini, kryebashkiaku i Vau Dejësit Kristian Shkreli, kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou etj.
Motivacioni i titullit është: “Intelektual i shquar, bartës i vlerave intelektuale e qytetare, shtetar i ekuilibruar, korrekt e i paanshëm! Për vëmendjen, dashamirësinë e miqësinë e treguar për Vaun e Dejës e banorët e tij”.
Në detyrë prej më shumë se një viti e gjysmë, Presidenti Begaj ka ndërmarrë disa nisma në ndihmë të shëndetit dhe mirëqeniës së banorëve të Vaut të Dejës siç është edhe projekti pilot i mamografisë lëvizësë në zonat thella.