Kjo që shikoni në foton më sipër është një fletëpalosje që u jepet pasagjerëve të linjës më të re ajrore “Air Albania”, e promovuar si kompania e parë shqiptare që do të sillte uljen e njdeshme të çmimeve të kripura të biletave për shqiptarët.
Megjithatë, fill pas inagurimit, për një kohë të gjatë “Air Albania” nuk kreu asnjë fluturim, duke ngjallur zërat se kompania ishte fantazëm dhe u zhduk pa gjurmë.
Një debat tjetër është ai se sa “shqiptare” është “Air Albania”. Siç shihet nga kjo fletëpalosje të postuar në rrjetet sociale nga ish-kryebashkiaku i natës së Tiranës, Briken Fejzullahi, asnjë fjalë shqip nuk lexohet në të.
Aty thuhet se ushqimi që shërbehet në bordin e avionit është i përgatitur në përputhje me parimet islame. Mesa duket fletëpalosja i përket kompanisë “mëmë” të Air Albania, Turkish Airlines.