Policia thotë se ka mbetur i vdekur autori i sulmit ne Las Vegas, qe shkakoi dhjetera viktima dhe mbi 200 te tjere te plagosur. Mediat e huaja raportojne se ai eshte 64-vjeçari Stephen Paddock, i cili hapi zjarr në Festivalin 91 Harvest nga një dhomë në Hotelin e Mandalay Bay.
Zyrtarët thonë se Paddock u qëllua dhe u vra, nderkohe qe ne dhomen e tij ne hotel iu gjet arsenal armesh te cilat i kishte perdorur gjate masakres.
Hetuesit tani po bastisin shtëpinë, nderkohe qe nje shok i tij po merret ne pyetje per te hedhur drite rreth sulmit.
Sherif Joseph Lombardo, i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, tha se hetimet janë ende në vazhdim dhe policia ende nuk ka përcaktuar një motiv.