FOTO – Vatër zjarri në rrugën e Vukatanës, ndërhyrja e MZSH Shkodër e neutralizon dhe parandalon përhapjen e flakëve…

Ndërhyrja në kohë rekord e sherbimit MZSH Bashkia Shkodër, ka neutralizuar një vatër zjarri të shfaqur në rrugën e Vukatanës, në NJA Guri i Zi.

Sapo është marrë informacioni, një mjet zjarrëfikës dhe tre efektivë, kanë mbërritur, duke parandaluar përhapjen e flakëve.


Nisur nga parashikimet e IGJEUM për fundjavën ku do të vijojnë temperaturat e larta, Bashkia Shkodër bën thirrje për vemendje të shtuar për të parandaluar zjarret, rrjedhimisht edhe rreziqet që sjellin. /Publikua nga Bashkia Shkodër në Facebook/