FOTO – Vatër zjarri në lagjen Dudas të Shkodrës, flaka nga shkurret rrezikoi banesat, ndërhyrja e MZSH ishte…

Një vatër zjarri në lagjen Dudas në Shkodër ka rrezikuar disa banesa si dhe ka përhapur panik tek banorët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, gjatë djegies së shkurreve anës rrugës, ndërkohë që flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar disa shtëpi që ndodheshin në zonë.


Për disa minuta për banorët e zonës, flakët kanë shkaktuar panik tek banorët, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme pranë banesave. /Shqiptarja.com/