FOTO – Ura e vjetër e Bahçallëkut ai atraksion turistik, mund të kthehet në sherbim të këmbësorëve…

Shkruan në Facebook Majlidna Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Në inspektim në Urën e Bahçallekut mbi lumin Drin, një atraksion turistik për qytetin që mbart vlera të veçanta historike e kulturore. Ura e vjetër me 5 harqe e Bahçallekut ishte ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, sundimtari i Shkodrës.

Ura ishte mbi Lumin Kir duke bashkuar dy lagje Bahçallek dhe Tabake. Në vijim të inspektimeve në terren, inspektuam edhe Urën e Bunës, e cila ka nevojë për ndërhyrje emergjente.


Ura e vjetër e Bunës është ndërtuar në vitin 1889 me iniciativë të kryetarit të Beledijes ( bashkisë) së asaj kohe, Bektash Kazazi, i cili mori iniciativën për ndërtimin e kësaj ure të projektuar nga inxhinier Ali Beu.

Ura e vjetër është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez.