Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha, i cili ka ngritur shpesh problemet me pérplàsjet mes grupeve rivale në Elbasan por edhe në qytete të tjera në Shqipëri, ka komentuar në rrjetet sociale átèntatin ndaj të fortit të fisit “Çapja” në Elbasan, Ardian Çapjas. Ai ka bërë brenda dy orëve tre postime në Facebook-un e tij.
Në një status, ku rikujton deklaratën e kryeministrit Edi Rama në vitin 2018, i cili fill pas vrásjès në ish- Bllok, ku ai tha se “bàndát le të vazhdojnë të hanë kokën e njëri tjetrit”, Hoxha thotë se “djemtë e krìmít, po ia ndjekin këshillën të parit të qeverisë.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e kryeministrit Edi Rama me objektivin e atentatit që ndodhi sot në Elbasan, Ardian Çapja si dhe disa foto të tjera.