Asambleja Parlamentare ne Strasburg votoi sot per gjyqtarin e Shqiperise ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Darian Pavli. Keshtu, Pavli behet zyrtarisht perfaqesuesi i ri i Shqiperise. Darian Pavli ishte kandidatura e vetme e qeverisë shqiptare, që ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për anëtarë të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Pavli ishte vlerësuar nga Komisioni i Përzgjedhjes së kandidatëve në Gjykatën e Strasburgut.
Ai ishte vlerësuar si kandidati që përmbush më shumë kriteret për të qenë zëvendësuesi i gjyqtarit aktual, që ka Shqipëria në GJEND, Ledi Bianku. Më datë 28 shtator, Komisioni i Përzgjedhjes së kandidaturave ka zhvilluar intervistimin e tre kandidatëve që dërgoi qeveria Rama. Në listën e kandidatëve, veç Darian Pavlit, ishte ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe pedagogia, Marjana Semini.
Emri i Darian Pavlit është përfshirë në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës për t’u votuar në datën 12 tetor të këtij viti. “Komisioni intervistoi të gjithë kandidatët, më 28 shtator 2018. Komisioni i rekomandon Asamblesë Parlamentare, me shumicë të madhe, z. Darian Pavli si kandidatin më të kualifikuar”, thuhet në materialin zyrtar.