Foto/ Shpallet i zhdukur 58- vjecari, nuk gjendet nga data 10 gusht

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin 58-vjeçar Halil Ismajli, banues në Kosovë.
Sipas policise, Ismajli ka humbur më datë 10.08.2017, teksa kishte ardhur me pushime me familjen në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës.
“Është rreth 1.73 cm i gjatë dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë gri me mëngë të shkurtra dhe pantallona ngjyrë të zezë”, thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa familjarët kanë dhënë informacion se ai vuan nga skleroza.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton çdo shtetas, i cili e identifikon të kontaktojë në numrin 0694102217.