Skip to content
17 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Deshmite/ Prinderit: Si na i rrihte edukatorja femijet ne kopsht

ShkodraWeb 10 August, 2017
ash
Dëshmite e prinderve kane fundosur ish-edukatoren e kopshtit “Diren”, Elona Turdiu, e cila shpall e fajshme per vepren konsumuar në dëm të tre fëmijëve të mitur.
Prindërit e të miturit R. A. kanë konstatuar sjellje shqetësuese te djali i tyre, si p.sh.: “i binte vetes me grushte në kokë, trembej natën në gjumë, vendoste duart te veshët, kishte frikë nga errësira, trembej kur ata kërkonin ta përkëdhelnin, etj”.
Nisur nga këto simptoma ata janë shqetësuar dhe kanë dyshuar se këto sjellje ishin si pasojë e dhunës së ushtruar në kopshtin e tij. Ata kanë kontaktuar disa herë të pandehurën, duke i treguar për shenjat e djalit të tyre.
Ajo u ka mohuar që të kishte kryer sjellje ndaj fëmijës, duke u munduar që të justifikonte edhe sjelljet e saj në raport me fëmijët e kopshtit. Më pas ata kanë filluar të interesohen në mënyrë private për këtë edukatore dhe kanë mësuar se ajo kishte qenë e punësuar edhe në kopshte të tjera, por e kishin larguar nga puna për shkak të dhunës verbale, fizike dhe psikologjike që ushtronte ndaj fëmijëve.
Në muajin shtator të vitit 2015, në kopshtin e shtetases është regjistruar i mituri me iniciale A. K. Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht, është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe nga e pandehura, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, pickuar, gjuajtur me shkelma, bërtitur, fyer me fjalë “kokëderr, kafshë” dhe mbuluar kokën me batanije, edhe pse mund të ishte vapë.
Mbas dy muajve, prindërit e tij kanë vënë re se ai ka filluar të shfaqë shqetësime të ndryshme, duke u zgjuar disa herë gjatë natës, qarë dhe ul- ëritur pa shkak, si dhe në dy raste ata kanë konstatuar shenja dhune dhe konkretisht të nxira në kofshë dhe në shpinë. Në të njëjtën periudhë në kopsht është regjistruar edhe fëmija E. K.
Gjatë kohës që ky fëmijë ka qëndruar në kopsht është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht edhe nga kjo shtetase, pasi ajo në mënyrë sistematike i ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në të gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe mbuluar kokën me çarçaf edhe pse mund të ishte vapë.
Mbas vajtjes në kopsht, fëmija ka paraqitur shqetësimet ndryshme si, trembje në gjumë gjatë natës dhe qarje pa shkak. Ajo nuk donte të shkonte në kopsht dhe u thoshte prindërve se aty i shkulnin flokët, i tërhiqnin veshin, e fyenin duke i thënë “debile, kafshë, etj…”/panorama/

Post navigation

Previous: Task- force e Ujesjelles- Kanalizime Shkoder aksion kunder abuzimit ne Theth
Next: Video/ Skandal, gra shtatzena dhe femije shtrire pertoke ne tragetin e Barit

TË FUNDIT

tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
prokuroria shkoder

Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas…

ShkodraWeb 16 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.