
Gjatë komenteve për grabitjen e 10 milion euro në Rinas, gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka dhënë edhe një detaj që ia vlen të kihet parasysh. Pas realizimit të grabitjes, njëri nga autorët është larguar me biçikletë në drejtim të Bathores. Ditën e sotme, në redaksinë e ShkodraWeb ka ardhur një foto. Dërguesi pretendon se është e një kamera sigurie pikërisht në zonën ku mendohet se ka kaluar njëri prej autorëve që më pas është larguar me biçikletë drejt Bathores.
Natyrisht, një foto e tillë duhet marrë me rezerva sepse nuk është i qartë burimi nga është nxjerrë. Megjithatë, në kuadër të informimit të publikut për ngjarjen e rëndë, ne po e publikojmë pa bërë asnjë koment, ashtu siç ka preferuar të bëjë edhe dërguesi i saj. “Tu u largu me biçiklet Njeri prej autorve Nga vjellja lekeve ne rinas”, thuhet në tekstin që shoqëron fotot. Megjithatë, në foto shihet lehtë se ato janë nxjerrë nga një kamera sigurie. Komentet e tjera, janë të tepërta.