Të qenit pjesë e rrjeteve sociale tashmë është pjesë e jetës së përditshme, dhe me sa duket rrallëkush mund të qëndrojë jashtë tyre. Për personazhet e njohura, rrjetet sociale janë padyshim mënyra më e mirë për të qenë gjithmonë pranë fansave.
Kësaj fryme nuk i ka shpëtuar as Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili prej afro dy muaj është pjesë e rrjetit social “Instagram”. Ai poston vazhdimisht foto nga jeta e tij e përditshme. Në to sigurisht që nuk mungon as partnerja e tij, Armina Mevlani.
Ditën e sotme, Shkëlzen Berisha ka publikuar në profilin e tij në një foto nga pushimet me dy fëmijët nga martesa e mëparshme me Sadijen. Megjithëse fëmijët jetojnë me të ëmën në Suedi, Shkëlzeni i takon herë pas here dhe pak më parë ka ndarë me ndjekësit momente të ëmbla mes familjes.
Mirëpo në foton e publikuar ka tërhequr vëmendjen komenti i Arminës. Ajo ka bërë katër zemra në foton ku Shkëlzeni shfaqet me dy fëmijët dhe mbesën e tij.