Metoda të reja janë provuar për futjen e celularëve në burgun e Lezhës. Së fundmi, gjatë orës së ajrimit të të burgosurve nga jashtë është hedhur një top futbolli i fryrë. Hedhja e topit nga jashtë është konstatuar menjëherë nga efektivët të cilët e kanë bllokuar menjëherë.
Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari ende të pahapura. Pas sekuestrimit të aparatëve celularë, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar përgjegjësit.