Nje i vrare dhe nje i plagosur pas nje atentati me arme zjarri ne Shkoder. Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur ne lagjen Rus te ketij qyteti. Mësohet se viktima eshte identifkuar si Fatos Ferracaku, nderkohe qe i plagosur ka mbetur nje shtetas identifikuar me emrin Fatmir Mehaj.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se autore kane qene persona ende te paidentifikuar, te maskuar, qe kane hapur zjarr nga nje motor. Viktima eshte qelluar me plumb ne koke dhe skena e tmerrshme ka ndodhur ne nje zone te populluar me shume njerez. Mesohet se viktima merrej me tregtine e peshkut.
Policia e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e saj dhe identifikimin e autoreve. Vetem pak pas krimit, në zonën e Livadhes është gjetur një motocikletë e djegur. Nuk ka konfirmim zyrtar por dyshohet se ajo u perket autoreve te krimit.