Prej disa ditësh, zbukurimet për 28 Nëntor, ia kanë lënë vendin zbukurimeve për festat e fundvitit. Shkodra ka marrë një pamje mjaft të këndshme, veçanarisht në rrugët kryesore dhe më të frekuentuara nga të gjithë. “Bredhi” i vendosur në sheshin “Nënë Tereza” tashmë është kthyer në një pikë referimi, ku sidomos pasditeve, kur dritat e pemës ndizen, është një vend i preferuar për të shkrepur foto.
Rrugët janë zbukuruar me drita të shumta, madje edhe pemët “ndriçojnë” duke krijuar një atmosferë festive dhe shumë pozitive për të gjithë ata që frekuentojnë rrugët kryesore të qytetit. Ky fund vit ka sjellë një risi. Sheshi para Bashkisë së Shkodrës është kthyer në një shesh gjigant lojrash për fëmijët. Të shoqëruar nga prindërit, ata kanë mundësi të kalojnë orë të gëzueshme, duke zgjedhur lojrat që kanë në dispozicion. Për herë të parë, Bashkia e Shkodrës ka krijuar një shesh vetëm për fëmijët, ku tashmë mjetet motorike nuk mun të hyjnë më.
Më poshtë, mund të ndiqni disa foto që tregojnë atmosferën festive të Shkodrës dhe që janë postuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër.