Ashtu siç ishte paralajmëruar publikiasht, në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak është prezantuar para publikut projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë- Hani i Hotit.
Në këtë takim ishin pjesmarrës Përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare, ekipi i eksperteve të Projektit dhe banorë të Malësisë së Madhe.
Në këtë takim është diskutuar për investimet që përfshijnë territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, ndikimet në mjedis, përfitimet nga ky investim si dhe kompensimi i tokës nga ku kalon ky investim strategjik.