Nisja e sezonit turistik në Velipojë, është shoqëruar edhe me lirimin e hapësirave publike të zëna nga subjekte të ndryshme. Policia Bashkia në bashkëpunim me administratën vendore dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka kryer monitorim por edhe aksione për lirimin e hapësirave publike në këtë zonë turistike.
Ditën e sotme në fokus ishte pedonalja përgjatë plazhit, ku janë hequr 6 kioska të vendosura pa leje. Bashkia Shkodër është e vendosur për lirimin e të gjitha hapësirave publike që janë zënë në shkelje të ligjit nga subjekte të ndryshme për t’ia kthyer ato në shfrytëzim qytetarëve. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/