Një automjet ka përfunduar në një dyqan në Bulevardin ‘Republika’ mëngjesin e sotëm në Korçë. Raportohet se në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëri-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë kjo përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.