FOTO/ Një vit pa njeriun e dashur, fëmijët e Dritan Priftit rrëqethin me mesazhet për të atin…

Më 12 tetor 2017, familja Prifti u godit nga një dhimbje e madhe: kryefamiljari i tyre u nda nga jeta. Por, kujtimi te familjarët i ka shoqëruar gjithmonë njerëzit e tij më të dashur. Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, vajza e ish-ministrit e kujton me një mesazh prekës.

“Çdo ditë unë shoh jashtë në botë dhe të shikoj ty në çdo gjë dhe kudo. Ti u bërë drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe çdo natë, më mungon kaq shumë baba”, shkuan në një postim në rrjetet sociale e bija e Dritan Priftit. Një emocion të veçantë përcjell edhe përmes fotografisë së publikuar, ku shfaqet përballë me një pikturë të të atit, e nga sytë e saj rrezaton dashuria dhe del në pah malli, për njeriun e dashur.

Edhe djali i Dritan Priftit i kushton një mesazh prekës të atit: “Më i lumturi në botë në prehrin tënd ba! Më mungo pa fund çdo gjë e jotja”. Postimin e shoqëron me një fotografi të kohëve të largëta, kur të dy, babë e bir, shfaqen të lumtur në përqafimin e njeri-tjetrit.