Rruga Koplik- Dedaj në Malësinë e Madhe, do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Bëhet fjalë për një aks shumë të rëndësishëm për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, në një zonë ku investimet thuajse kanë munguar krejtësisht.
Punimet parashikojnë zgjerimin e rrugës, asfaltimin e saj në tërë gjatësinë, vendosjen e bankinave dhe sinjalistikën vertikale dhe horizontale. Në ditën e fillimit të punimeve, ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj dhe përfaqësues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, financues i projektit.
Përfundimi i rikonstruksionit të kësaj rruge, pritet ti japë një shtysë më të madhe edhe zhvillimit të turizmit në këtë yonë të Malësisë së Madhe.