Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është rikthyer sërish në Shkodër. Këtë herë, për të inspektuar punimet për ndërtimin e godinës së re të Drejtorisë Vendore të Policisë….
Kështu do të fillojnë të gjitha lajmet ditën e sotme. Të paktën ato që nuk do të jenë të vëmendshme. Sepse Lleshaj ka qenë në Shkodër edhe me 13 dhjetor. Por paska ardhur edhe sot. Kështu thotë njoftimi për mediat që shoqërohet nga një video dhe dy foto.
Nuk ka asgjë të keqe që një lajm i datës 13 shkurt, të transmetohet sot, një javë më pas. Por sipas gjasave, jemi para një rekordi. Lleshaj superon Edi Ramën, madje edhe Erion Veliajn, i cili siç e kujtoni ishte jashtë vendit në një vizitë 1 javore apo 10 ditore, por ishte i pranishëm në media fiyikisht thuajse çdo ditë.
Për të kuptuar “lojën” e ministrit Lleshaj dhe stafit të tij, mjafton krahasimi i fotove. Veshja e ministrit është e njëjtë edhe me 13 shkurt por edhe “sot” me 19 shkurt kur inspekton punimet. Mund të ketë dyshues se “ministri mban veshur të njëjtin kostum, kollare” etj. Dakort! Por e zbulon veshja e personave që e shoqërojnë, për shembull, prefektit të Qarkut Shkodër Çesk Millja. Por natyrisht, edhe edhe të tjerë qe e kanë shoqëruar me 13 shkurt dhe “sot” me 19 shkurt.
E përsërisimin, nuk ka asgjë të keqe në parim. Por një hapësirë kaq e gjatë kohore, përbën rekord rë shpërndarjen e metarialeve të pçarapërgatitura. Edhe pse në ndërtesën e vizituar nga data 13 shkurt deri më sot, mund të jenë shtuar vetëm disa tulla.
Është harruar nga stafi i ministrit apo kërkohet që ministri Lleshaj dhe kryeministri Rama, të jenë njëherësh në Qarkun e Shkodrës, njëri në qytet dhe tjetri në Pukë? Për korreptesë, më poshtë gjeni informacionin e shpërndarë për mediat në lidhje me vizitën “e sotme” të ministrit Lleshaj në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj inspektoi punimet në kantierin ku po ngrihet ndërtesa e re e DVP Shkodër, shoqëruar nga zyrtarë të MB dhe policisë lokale. Ndërtimi i ambienteve të reja nëpër qarqe është pjesë e një programi të gjerë, i cili synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës për organizatën e Policisë së Shtetit.
Gjatë inspektimit, Ministri Lleshaj u shpreh se “Drejtoria e re Vendore e Policisë po ngrihet në kuadër të një programi të gjerë që Ministria e Brendshme ka për të përmirësuar infrastrukturën e të gjitha drejtorive dhe komisariateve. Sot jemi në Shkodër, shoh që punimet po ecin mirë. Është një investim i rëndësishëm.”
Ministri lajmëroi se ndërtesa dhe të gjitha punimet e brendshme do të përfundohen para afatit dhe do të jenë të gatshme para fundit të vitit. “Me kënaqësi konstatoj ritëm të lartë punimesh dhe, besoj, siç u premtua edhe nga Kontraktori, që drejtoria e re do të jetë gati nga fundi i vitit, para afatit të parashikuar, gjë që është një lajm i mirë për gjithë strukturat e policisë së qytetit të Shkodrës dhe punonjësit e saj,” tha ministri i Brendshëm.
Projekti për ndërtimin e objekteve të Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër financohet nga buxheti i shtetit. Sipas kontratës me kompaninë ndërtuese, afati i zbatimit është 24 muaj, që shkon deri në 10 tetor 2020. Por ecuria e punimeve ka qenë e mirë dhe nuk janë evidentuar probleme, ndaj me ritmin aktual parashikohet që punimet të mbyllen plotësisht brenda këtij viti. Policia e Shkodrës prej vitesh punonte në një ndërtesë larg parametrave, duke cenuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe pa kushte normale për punonjësit.