Rritet bilanci i te dmtuarëve nga përplasja e nje autobusi me një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës. Autobusi eshte perplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhetonte nje cift te rinjsh, te fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.
Mesohet se gruaja eshte lënduar dhe ndodhet ne gjendje te rende, po ashtu edhe i fejuari i saj. Të dëmtuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.
Bëhet me dije se ambulancat e Gjirokastrës ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.
Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.