FOTO – Malësia e Madhe zgjedh më të bukurën e saj, kurorën e “Miss Bjeshka” e rrëmben vajza që erdhi nga SHBA

Tradita vazhdon e përforcohet nga viti në vit në Malësinë e Madhe. “Logu i Bjeshkëve”, i cili nisi rrugëtimin e tij në Kelmend në vitin 1998, ka kurorëzuar edhe sivjet më të bukurën e Malësisë së Madhe.

Shpallja e më të bukurës malësore, është paraprirë nga një aktivitet i larmishëm artistik e kulturor, tregues i vlerave të gjithanshme të Malësisë së Madhe por edhe të trevave të tjera që u përfaqësuan me artistët e tyre në këtë event.


Pjesa më e rëndësishme ishte sfilata e vajzave në garë për titullin e më të bukurës ku mbi të gjitha spikaste xhubleta, veshja tradicionale shumë shekullore jo vetëm e Malësisë së Madhe por edhe disa zonave të tjera.

Në fund, juria ka shpallur më të bukurën ose “Miss Bjeshka 2022”. Ajo ishte vajza Dila Bunjaj, e cila kishta ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës enkas për spektaklin “Logu i Bjeshkëve”.

“E dua Vermoshin, e dua Kelmendin dhe se harroj kurrë origjinën si malsore”, ka thënë vajza që për një vit do të mbajë mbi kokë kurorën e më të bukurës së Malësisë së Madhe. /ShkodraWeb/