
Padyshim për ta ishte një javë e mbushur plot me angazhime, pasi Ilir Metës i duhet të drejtojë Presidencën, ndërkohë që bashkëshortja e tij partinë opozitare LSI.
Por pavarësisht kësaj, çifti i bashkëshortëve kanë gjetur kohë që të kalojnë këtë ditë të diel bashkë me familjen. Ka qenë vet kreu i shtetit ai që ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut dy foto ku shihet bashkë me bashkëshorten, Monika Kryemadhin dhe vajzën e vogël Era.
Kujtojmë se kjo javë për Kryemadhin që ka qenë e ngarkuar, siç ishte dhe protesta e djeshme e organizuar nga opozita. Por, pavarësisht impenjimeve politike, kjo ditë me diell s’mund të kalohej më mirë sesa me familjen.