Pavarësisht numrit të personave të shëruar, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin Infektiv, tha ministria e Shëndetësisë sot, duke raportuar se aktualisht po marrin trajtim 78 pacientë.
Nga këta persona, 9 janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
‘BalkanWeb’ raporton se përgjatë 30 minutave të fundit në spitalin Infektiv janë paraqitur 4 pacientë për t’u shtruar. Mësohet se këta persona janë nga rrethet dhe mbi 60 vjeç. Ndërkohë, një prej rasteve është në gjendje më të rënduar, mbi moshën 80 vjeç.