Jozefina Topalli ka nisur fushatën edhe në Malësinë e Madhe. Grupi i kandidatëve për deputetë të Lëvizjes për Ndryshim, kanë zhvilluar takime me banorë të zonës atje. Në fotot e publikuara në faqen zyrtare të kësaj partie politike, janë publikuar disa foto, të shoqrëruara edhe me tekstin:
“Bashke me Gjovalin Kastratin , kandidatin e LN ( Levizjes per Ndryshim) ne takime shume te ngrohta ne Malesi te madhe.”, shkruhet në në publikimin e bërë nga Lëvizja për Ndryshim.
Ish- kryetarja e Kuvendit dhe ish- nënkryetarja e PD- së Jozefina Topalli është vetë në krye të listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes për Ndryshim në Qarkun e Shkodrës.