FOTO – “Ja si shpenzohen për luks qeveritar taksat e shqiptarëve”, Bardh Spahia nxjerr faktet…

Shkruan në Facebook ish- deputeti i PD-së Shkodër Bardh Spahia: “Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural?


Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!”, përfundon shënimin e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook ish- deputeti shkodran.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania